www.revistaklan.com

Te paverteta por te besueshme
Kuvendi, mbizotėrojnė deputetėt

Prishtinė - Siē ishte parashikuar nga sondazhi i kompanisė sė famshme “O Bobi ti Bobi”, parlamenti i ardhshėm kosovar do tė pėrbėhet nė shumicė absolute nga deputetė. Duke folur pėr mediat, eksperti Azgan Galica deklaroi: “Shumė sondazhe tė kompanive tė tjera morėn pėrsipėr tė bėjnė prognoza pėr zgjedhjet e 8 qershorit, por vetėm ne ishim tė saktė. Siē mund t’ju kujtohet, ata parashikonin qė Kuvendi i ri tė pėrbėhej nga inxhinierė, juristė, ekonomistė, mjekė, gazetarė, elektroautė, xhenerikė, llamarinistė, hop-hopista etj, por ja qė doli vėrtetėsia e staticienėve tanė: Parlamenti do tė ketė plot 120 deputetė”. Ai sqaroi mė tej se deputeti ėshtė njė qenie shumė pranė njerėzores, ku i vetmi element qė luhatet dukshėm nga njė individ tek tjetri, ėshtė koefiēienti i inteligjencės. Disa nga kėto specie janė nė gjendje tė marrin vendime tė shpejta pėr ēėshtjet qė diskutohen, por harrojnė ēfarė vendimi kanė marrė; tė tjerė shkėlqejnė nė artikulimin publik tė tezave qė mbrojnė por pastaj votojnė pėr tė kundėrtėn, ndėrsa pjesa dėrrmuese nuk marrin mundimin tė bėjnė as njėrėn dhe as tjetrėn; i vetmi instikt shpėtues i tyre ėshtė ai i kopesė. Ndjekja e tufės kryesore bėn qė ata tė shpėtojnė shėndoshė e mirė nė fund tė katėr viteve, sa ėshtė edhe periudha kohore e rritjes, maturimit dhe plakjes sė kėsaj specieje.

Sipas Azgan Galicės (me profesion ekspert elektoral, por me diplomė tė gjeologjisė detare), iluzioni se Kuvendi i ri do tė pėrbėhej nga profesionistė tė profileve tė pėrmendura mė lart, ishte njė kurth i partive politike pėr tė tėrhequr njerėzit nė kutitė e votimeve. “Shqiptarėt e Kosovės edhe njė herė ranė nė grackė”, tha Galica, “duke votuar fjala vjen, pėr inxhinerin, dhe duke ēuar nė Kuvend deputetin”. Eksperti vazhdoi mė tej duke detajuar tė dhėnat mbi habitatin e preferuar tė species deputetore, qoftė individi mashkull apo femėr: “Vetėm urdhrat e mashkullit apo femrės alfa tė kopesė e mbajnė deputetin e zakonshėm brenda sallės sė Kuvendit. Ai zakonisht preferon mjedise me hije dhe me rezerva ushqimore, si kafenetė rrotull parlamentit, restorantet e shtrenjta, apo rezortet turistike. Duhet thėnė se deputeti bėhet agresiv kur i cėnohet mbijetesa. Ai skėrmit dhėmbėt dhe mund tė kėrcėnojė me braktisje tė tufės sė tij dhe bashkim me tufėn kundėrshtare. Kėtė gjė e kemi parė nė disa dokumentarė nga jeta e parlamentit tė kaluar”. “Nuk kemi asnjė tė dhėnė se kjo sjellje nuk do pėrsėritet”, pėrfundoi Azgan Galica.