www.revistaklan.com

Te paverteta por te besueshme
Kerri: Mos u kufizoni me Rusinė

Bruksel- Vendet e BE-sė dhe SHBA mbajtėn njė takim urgjent nė Bruksel ku theksuan edhe njė herė gadishmėrinė e tyre pėr tė qėndruar nė krah tė aleatėve tė kėrcėnuar nga ekspansioni rus pas ngjarjeve ukrainase. Deklarata mė e fortė ishte ajo e sekretarit amerikan tė Shtetit Xhon Kerri, qė i kėshilloi vendet e rrezikuara tė mos kufizohen nė asnjė mėnyrė gjeografikisht nga Rusia. “SHBA nuk mund t’ju mbrojė nėse vazhdoni tė ndani tė njėjtin kufi gjeografik me Rusinė”, theksoi Kerri. Nga ana tjetėr, ai rekomandoi qė ato vende tė cilat s’kanė kufi tokėsor me Rusinė, por kanė qenė dikur pjesė e BRSS-sė, tė heqin dorė sa mė shpejt sė pasuri kėtė tė kaluar tė pėrbashkėt. “Vetėm kėshtu ne do tė frenojmė orekset e rrezikshme tė Kremlinit”, nėnvizoi kryediplomati. Ky qėndrim i fundit ėshtė nė vazhdėn e politikave amerikane pėr tė ndihmuar vendet e nė nevojė. SHBA sė fundi caktoi njė ndihmė financiare pėr viktimat e pėrmbytjes nė vendin afrikan tė Togos. Kjo ndihmė do tė lėvrohet nė momentin mė tė parė qė ky vend del sipėr ujit.