www.revistaklan.com

Dritare
Nga “i pari” nė “pariah”

Analistėt “e nxituar” shpesh edhe tė paguar, pa hezitim ata thanė se kjo qeveri s’mund tė bėhet, sepse s’e lejojnė ndėrkombėtarėt, sepse ata s’e pranojnė ndėrprerjen e bisedimeve me Serbinė, se LV po kėrkon qeverisje pa minoritete, etj

Nga Arbėr Zaimi
Pa u kryer mirė zgjedhjet e 8 qershorit, nisi rrėmuja e zakonshme e thashethemit banal qė, pėr fat tė keq, shumė shqiptarė e identifikojnė si “politikė”. PDK e LDK dolėn nė sheshe e rrugė me flamurė e me makina tė zhurmshme, po me gjasė PDK ishte mė shumė e bindur pėr fitoren e saj dhe pėr kėtė arsye nxori nė mes tė Prishtinės edhe traktorė...Mediat u ngutėn tė pėrgėzojnė njė proces tė rregullt e shembullor, pavarėsisht fushatės sė nisur prej Thaēit qė nė shkurt (ndėrkohė qė me ligj fushata do tė duhej tė zgjaste vetėm 10 ditė). Pavarėsisht mijėra ankesave individuale e dhjetėra ankesave tė subjekteve politike e OJQ-ve qoftė pėr parregullsi, qoftė pėr mbushje kutish, qoftė pėr blerje votash, trena bullgarė, kėrcėnime vėzhguesish e komisionerėsh etj. Sepse standardi ėshtė: mirė qė s’pati vrasje, si nė Shqipėrinė e 2013.

Askush nuk i kushton rėndėsi detajeve tė tilla, shqiptarėt merren veē me “punė tė mėdha”. Aq shumė u ikin detajet shqiptarėve “analistė” sa harruan tė shohin se Thaēi, nė fakt nuk e ka marrė shumicėn, as tė votuesve e as tė mandateve. Lėvizja VETĖVENDOSJE! njė ditė pas zgjedhjeve, mes mpirjes sė pėrgjithshme prej “shock-terapisė” sė burive tė makinave, bėri thirrje pėr formimin e njė blloku opozitar, i cili nuk do ta lejonte Thaēin tė pėrsėriste performancėn e tij etike dhe estetike tė shtatė viteve tė shkuar. Njė mirėkuptim fillestar u gjet, dhe nė takimin mes katėr forcave, u ra dakord tė mos shkojė askush me Thaēin. Po ashtu, u ra dakord tė negociohet pėr hapat e mėtutjeshėm tė bashkėpunimit mes LDK, LV, AAK dhe Nismės. Marrėveshja pėr tė mos u bėrė partnerė me Thaēin nė fakt nuk ėshtė gjė tjetėr veēse konfirmim i linjės parazgjedhore tė kėtyre katėr forcave.

Por, ndėrkohė qė ende nuk kish pėrfunduar numėrimi i votave nė KQZ, tre prej forcave opozitare i kapi nxitimi. LDK, AAK dhe Nisma nxituan tė shpallin si kryeministėr tė ardhshėm Ramush Haradinajn, kryeparlamentarin Isa Mustafa e zv.kryeministrin nga Nisma. Thashethemi mediatik mori dhe njė herė vrull, dhe e bindi publikun se LV me 16 deputetėt e saj (13.5% e votave) do tė mbėshtesė gjithsesi kėtė qeveri, pėr inat tė Thaēit. Pėrfaqėsues tė LV sqaruan nė media se deri mė tash ėshtė rėnė dakord thjesht qė tė mos hyjė askush nė qeveri me Thaēin, dhe kėtė fazė tė marrėveshjes e ka mbėshtetur edhe LV. Por dy fazat e tjera tė diskutimeve ende nuk kanė nisur, e jo mė tė pėrfundojnė. LV nuk ėshtė e interesuar pėr poste, por qeveria e opozitės pa LV (e cila ėshtė partia e dytė opozitare pas LDK, shumė mė e madhe se AAK e cila po pretendon kryeministrin), nuk ėshtė hiē e sigurtė. Tė tria bashkė LDK, AAK dhe Nisma i kanė vetėm 48 vota e shumica kėrkon mė shumė se 60. Kėshtu qė, opozitarėve u lipset mbėshtetja e LV.

Nė fazėn e dytė LV kėrkon qė tė diskutohen ato se ēfarė kjo qeveri nuk duhet tė bėjė. Duke e konsideruar kėtė njė qeverisje tranzicionale apo emergjente, LV pretendon qė nė kėtė fazė tė bisedimeve tė diskutohet edhe jetėgjatėsia e qeverisė. Sipas LV, kjo qeveri tranzicionale do tė duhej tė pezullonte privatizimin e PTK dhe Trepēės, do tė duhej tė zhbėnte privatizimin e KEDS-it, do tė duhej tė bėnte njė plan operacional pėr dekriminalizimin e shtetit tė kapur nga strukturat subversive tė PDK-sė, si dhe do tė duhej tė pezullonte bisedimet me Beogradin. Po tė plotėsohen kėto kushte, thotė LV, ajo do tė votojė pėr kėtė qeveri, por pa u bėrė pjesė e saj.

Nė fazėn e tretė LV pretendon tė diskutohet pėrfshirja e LV nė qeveri. Por menjėherė rivijnė nė skenė analistėt “e nxituar” shpesh edhe tė paguar. Pa hezitim ata thanė se kjo qeveri s’mund tė bėhet, sepse s’e lejojnė ndėrkombėtarėt, sepse ata s’e pranojnė ndėrprerjen e bisedimeve me Serbinė, se LV po kėrkon qeverisje pa minoritete, etj. Sa i pėrket ndėrkombėtarėve, ambasadorėt, pėrfshi amerikanen, po kėmbėngulin se do tė pranojnė ēdo qeveri qė ėshtė kushtetuese. Dhe LV nuk po kėrkon asgjė anti-kushtetuese. Kushtetuta e kėrkon qė nė qeverisje tė jetė njė ministėr serb dhe njė nga minoritete tė tjera, dhe LV ėshtė dakord me kėtė, me kusht qė ministri serb tė mos jetė nga Partia “Serpska”, por nga njė tjetėr forcė serbe (psh. nga partia e Nenad Rashiēit). E pėr bisedimet, ato gjithsesi do tė duhet tė pezullohen, pasi vetė “kumbari”, BE, ėshtė nė tranzicion zgjedhor e deri nė fillim tė 2015 nuk do tė dihet se cili do tė jetė nė vendin e Ashton. Gjithsesi, pėr tė gjitha kėto ėshtė duke u diskutuar me mirėkuptimin mė tė madh, (arsyeja e mirėkuptimit duhet gjetur te fakti se Thaēi vėrtet qė u bė “i pari” por u bė edhe “pariah” me uzurpimin e secilės sferė nė mėnyrė tipike ēifligaro-mafioze, si Gjukanoviēi apo si Gruevski). Por truri analitik i shqipos nxiton. Tė mendosh se nė Gjermani CDU dhe SPD negociuan tre muaj dhe prodhuan njė program me 3000 faqe pėr koalicionin qė aktualisht qeveris. Po ku ne, e ku ata...