www.revistaklan.com

Ballkan
Pėr inat tė Thaēit

Ramush Haradinaj, kryeministėr. Kėshtu mendojnė liderėt e LDK, AAK dhe NISMA qė sė bashku me lėvizjen Vetėvendosje e kundėrshtojnė krijimin e qeverisė “Thaēi 3”. Por kujt i shėrbenė njė koalicion i tillė dhe a u kthen vėrtet shpresėn kosovarėve?!

Nga Agim Popoci
Pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė 8 Qershorit nė Kosovė, nuk iu la fare vend kalkulimeve. Por ata qė pėr herė tė tretė u gjunjėzuan nga PDK e Thaēit, LDK, AAK dhe NISMA vendosėn tė krijojnė njė koalicion pėr ngritjen, siē theksuan ata, tė qeverisė sė kthimit tė shpresės. Kėtė ide do ta mbėshteste edhe Lėvizja Vetėvendosje edhe pse pėrfshirja e saj nė qeveri ėshtė me kushtėzime tė parealizueshme pėr Kosovėn. Mirėpo ky koalicion paszgjedhor hapi njė debat tė madh nė mes moralit dhe Kushtetutės, kohė kur ende nuk ėshtė ēertifikuar rezultati i zgjedhjeve dhe Presidentja nuk flet dot, pavarėsisht se sovrani ėshtė shprehur.

Po ēfarė parashikon nė tė vėrtetė kjo marrėveshje e firmosur nga liderėt Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, ēfarė bie ndesh me Kushtetutėn, dhe nėse jo, a ėshtė ky njė koalicion qė ngjall shpresat e kosovarėve. Dhe nga rezultati i zgjedhjeve tė 8 Qershorit nė Kosovė, a ka koalicion qė mund ta ēojė pėrpara shtetin mė tė ri nė Europė?



Ramush Haradinaj kryeministėr

Ramush Haradinaj, kryeministėr i Kosovės! Pėr shumėkėnd, ėndėrr e njė ish-kryeministri por jo pėr liderin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, e cila ndonėse nuk ka as mbėshtetjen e 10% tė 41.5% tė votuesve qė morėn pjesė nė zgjedhje (AAK - 9.61 %), merr iniciativėn dhe ėshtė nė prag tė realizimit tė projektit tė tij. Liderėt e partive qė pėrqafuan kėtė projekt, Isa Mustafa i LDK dhe Fatmir Limaj i NISMA, sė bashku me projektuesin theksojnė janė bashkuar qė t’i japin vendit qeverinė e kthimit tė shpresės, pėr ēfarė edhe firmosin njė marrėveshje: “Qeveria e kthimit tė shpresės do tė fokusohet nė zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve tė punės, luftė tė pakompromis kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Qeveria do tė punojė me ngulm pėr anėtarėsimin e vendit nė NATO dhe BE”, thekson marrėveshja duke bėrė tė ditur se bashkėrisht kanė vendosur qė Ramush Haradinaj tė jetė i nominuari i pėrbashkėt pėr Kryeministėr tė Kosovės, Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e po ashtu edhe Presidentin nė harmoni me Kushtetutėn, ndėrkohė NISMA do tė pėrfaqėsohet me Zv/kryeministėr: “Tė gjitha pėrgjegjėsitė tjera politike dhe institucionale do tė ndahen proporcionalisht sipas fuqisė politike nė Kuvend. Zotohemi t’i vazhdojmė konsultat me pjesėn tjetėr tė spektrit opozitar dhe partitė e komuniteteve”, theksohet nė marrėveshje. Dokumenti nė parim kishte mbėshtetjen e Lėvizjes “Vetėvendosje” me qėlllim tė parandalimit tė krijimit tė qeverisė “Thaēi 3”, edhe pse pak orė mė vonė Albin Kurti bėri tė ditur se kjo lėvizje ka edhe ca kushte nė mėnyrė qė tė jetė pjesė e saj.

Meqė kushti i parė, ndėrprerja e bisedimeve me Serbinė, ėshtė i parealizueshėm, pėr tė tjerat nuk ja vlen as tė diskutohet, ndėrkohė qė Kurti mbeti pranė parimit qė ta mbėshtesė kėtė iniciativė vetėm qė kosovarėt mos ta pėrjetojnė “Thaēi 3”.

Por a pėrfundoi e gjitha kėtu?! Jo, madje e gjitha filloi kėtu. I madh e I vogėl u ēua nė Kosovė me Kushtetutė nė dorė pėr tė sqaruar nėse Ramushi mund tė jetė kryeministėr ose jo. Nė ēast dolėn “mbi ujė” gjithė ata konstitucionalistė, thua se Kosova ka dhjetėra Kushtetuta, dhe kur mediat u kujtuan se ky vend ka edhe president, Presidenca refuzoi interpretimin pėrderisa nuk ka rezultate tė ēertifikuara nga KQZ.

Dhe, pėrkundėr vullnetit tė mirė tė humbėsve tė zgjedhjeve tė 8 Qershorit, deri nė ēertifikimin e kėtyre zgjedhjeve, komentet dhe interpretimet po zhvillohen nė mes tė moralit dhe Kushtetutės qė pėrcakton se kush ėshtė ai qė ka tė drejtėn e krijimit tė njė mazhorance qeverisėse. Nenin 95 tė Kushtetutės sė Kosovės e mėsuan qė tė gjithė e pėr ēudi qė tė gjithė edhe e interpretuan. “Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikės sė Kosovės i propozon Kuvendit kandidatin pėr Kryeministėr, nė konsultim me partinė politike ose koalicionin qė ka fituar shumicėn e nevojshme nė Kuvend pėr tė formuar Qeverinė”.

Koalicioni me nė krye Hashim Thaēin qė ėshtė i pari i kėtyre zgjedhjeve me 30.71 pėr qind, I hedh ujė tė ftohtė koalicionit qė u kujtua t’i kthejė shpresėn Kosovės (LDK, AAK, NISMA) dhe e kėshillon tė lexojė Kushtetutėn. Kėta tė fundit qė nuk janė mėsuar tė punojnė me Kushtetutė nė dorė, gjė qė u dėshmua pėr vite me rradhė kur vepruan me President i cili ishte ngrirė si kryetar i LDK-sė, e theksojnė se vėrtet ata nuk kanė tė drejtė qė tė parėt ta bėjnė kėtė gjė, dhe kėtė tė drejtė do ta ushtrojė Thaēi pėr ēka ka kohė edhe 15 ditė nga dita e ēertifikimit tė rezultateve (Pika 2.), por nėse dėshton, bazuar nė Pikėn 4, brenda 10 ditėsh Presidenti cakton kandidatin tjetėr me tė njėjtėn procedurė.

Kaq mjaftoi qė Kosova tė vazhdojė tė jetė e pashpresė dhe ligji tė tėrhiqet gjerė e gjatė si plasmas. Kaq mjaftoi qė Kosova tė ndahet nė dysh, dhe moralistėt tė drejtojnė gishtin drejt atyre qė i referohen por jo nė tė gjitha rastet tė flasin atė qė thotė Kushtetuta. Dhe derisa moralistėt vazhdojnė tė theksojnė se ishte praktikė qė partia fituese, ndonėse nuk kishte votat e nevojshme tė marrė mandatin pėr qeverisje, krijonte koalicionin qeverisės; koalicioni i sapoformuar (LDK, AAK, NISMA) pėr tė mos acaruar situatėn i hap krahun Hashim Thaēit pėr t’i lejuar qė “ta konsumojė tė drejtėn kushtetuese”, ndonėse Kushtetuta nė kėtė rast ėshtė shumė e qartė. Pėrfundimi i kėsaj telenovele urojmė tė mos ketė fatin e Presidentit Bexhet Pacolli me skadencė njėmujore!



Kujt i duhet ky koalicion

Sikur gjithēka t’i shkoj vaj kėtij koalicioni paszgjedhor opozitar, sikur edhe Hashim Thaēi tė mos e kėrkojė interpretimin nga Gjykata Kushtetuese, ky koalicion i cili lirshėm mund tė mbledhė rreth vetes 61 votat e nevojshme pėr tė qeverisur nė parlamentin me 120 ulėse, kujt i hyn nė punė? Ramush Haradinajt qė ta realizojė ėndrrėn e tij dhe tė emėrohet kryeministėr, po! Isa Mustafės dhe Albin Kurtit qė ta dėrgojnė Hashim Thaēin nė pension, po! Por ky koalicion a i hyn nė punė Kosovės? Jo!

Fatkeqėsisht tė gjitha kėto i din kryetari i PDK, Hashim Thaēi, dhe nuk synon tė krijojė njė koalicion stabėl qeverisės; por qėllim nė vete ka pėrbuzjen e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Asaj LDK-ja e cila pas vdekjes sė Dr.Ibrahim Rugovės nuk po e merr dot vehten, ama nuk pushon sė luftuari Partinė Demokratike tė Kosovės dhe Hashim Thaēin. Po ku mbeti Kosova? Ajo Kosovė qė u detyrua tė shpall zgjedhje tė parakohshme sepse nuk po e pėrfundonte dot reformėn zgjedhore dhe nuk po e shndėrronte dot FSK-nė nė Ushtrinė e Kosovės. Dhe, asaj Kosove qė klasės politike kosovare i dha pėrgjigjen mė tė mirė me pjesėmarrjen e vetėm 41.5 pėr qind tė qytetarėve me tė drejtė vote?

Nėse kauza e Isa Mustafės, Ramush Haradinajt, Fatmir Limaj dhe Albin Kurtit ėshtė pensionimi i Hashim Thaēit, zgjedhjet e 8 Qershorit dėshmuan se qytetarėt e Kosovės mendojnė ndryshe. Rreth 60 pėr qind e qytetarėve, ose mazhoranca, siē e kanė merak tė thėnė parlamentarėt, mendojnė se zgjedhjet nuk sjellin zgjidhje, pavarėsisht se disa nga liderėt vendorė dhe ndėrkombėtarė mendojnė se “aty fle lepuri”.

Nėse Isa Mustafėn nuk e do Prishtina dhe sė fundi edhe Kosova, dhe ai nuk e njeh institucionin e dorėheqjes nė demokracinė institucionale ku vazhdojnė tė mbijetojnė liderė tė tillė, cili ėshtė ai moral qė i jep tė drejtė kėtij njeriu tė vėrė firmėn mbi njė dokument qė e pėrcakton Haradinajn si kryeministėr tė Kosovės? Nėse Isa Mustafa mendon pėr tė krijuar njė qeveri qė i kthen shpresėn qytetarėve tė Kosovės, atėherė vetėm koalicioni pėr tė cilin ai angazhohet nuk e bėn dot. Si pėr Kosovėn ashtu edhe vetė Lidhjen Demokratike tė cilėn ai e drejton.

Dhe sė fundi, nėse Kosova dhe Parlamenti i Kosovės dėshiron tė vazhdojė aty ku e la qeveria “Thaēi 2”, atėherė koalicioni i vetėm ėshtė ai PDK-LDK, nė mėnyrė qė reforma zgjedhore tė mos kushtėzohet nga hatėrmbetjet e ca partive dhe liderėve tė saj qė kanė krijuar idenė se Kosova rrotullohet rreth tyre; dhe, Forcat e Sigurisė sė Kosovės tė tranformohen nė Ushtrinė e Kosovės pėr tė vazhduar rrugėn e saj integruese nė NATO. Marrėzitė e tjera do tė venė dhe do tė vijnė, dhe nuk do ta ēajė njeri kokėn, edhe pse dikush e ka pėr zemėr interpretimin e pakursyer tė Kushtetutės sė Kosovės.



Ēfarė thotė Kushtetuta



1.Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikės sė Kosovės i propozon Kuvendit kandidatin pėr Kryeministėr, nė konsultim me partinė politike ose koalicionin qė ka fituar shumicėn e nevojshme nė Kuvend pėr tė formuar Qeverinė.

2.Kandidati pėr Kryeministėr, jo mė vonė se pesėmbėdhjetė (15) ditė pas emėrimit, paraqet pėrbėrjen e Qeverisė para Kuvendit tė Kosovės dhe kėrkon miratimin nga ana e Kuvendit.

3.Qeveria konsiderohet e zgjedhur nėse merr shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės.

4.Nėse pėrbėrja e propozuar e Qeverisė nuk merr shumicėn e votave tė nevojshme, Presidenti i Republikės sė Kosovės, brenda dhjetė (10) ditėsh emėron kandidatin tjetėr sipas sė njėjtės procedurė. Nėse as herėn e dytė nuk zgjidhet Qeveria, atėherė Presidenti i Kosovės i shpall zgjedhjet, tė cilat duhet tė mbahen jo mė vonė se dyzet (40) ditė nga dita e shpalljes sė tyre.

5.Nėse Kryeministri jep dorėheqjen ose pėr arsye tė tjera, posti i tij/saj mbetet i lirė, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikės sė Kosovės, nė konsultim me partitė politike ose koalicionin qė ka fituar shumicėn nė Kuvend, mandaton kandidatin e ri, pėr tė formuar Qeverinė. - 38 -

6.Anėtarėt e Qeverisė pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj