www.revistaklan.com
Ne pergjim
Gazetari mbėrthen me pyetje
Tiranė- Gazetari me njė pėrvojė 20 vjeēare Merqez Kumari, shpalosi dje edhe njėherė arsenalin e vet tė pashoq nė fushėn e intervistimit, duke pyetur njė peshėngritės tė shquar tė kombėtares sonė, si u ndje kur fitoi medaljen e argjendtė nė njė kompeticion ndėrkombėtar. Medalje argjendi, si ndiheni?, pyeti me elokuencė Kumari, duke dhėnė kėshtu prova tė reja tė gazetarisė profesioniste, tė aftė nė gėrmimin e thelbit tė ēėshtjes dhe sjelljes tek shikuesi tė sė vėrtetės, profesionalizėm ky qė i ka sjellė tre ēmime kombėtare nė gazetari. Ndiheni shumė mirė, apo jo, shtoi Kumari, duke shpalosur taktin e vet ekzemplar dhe duke dėshmuar mjeshtėrinė nė mbajtjen e gozhduar tė teleshikuesit para ekranit. Shembuj tė tillė shkėlqimi profesional, Merqez Kumari ka dhėnė edhe javėn e kaluar, kur iu drejtua kapitenit tė njė skuadre humbėse nė futboll: Ju e humbėt ndeshjen, apo jo?