www.revistaklan.com

Kulture
Ik vetė mė mirė

Pushimi i parė nga puna, firmosur nga Ilir Kerni. Reagimi i koreografit Arian Sukniqi, konfliktet e lindura qė nė muajin janar, sms-ja ku i kėrkohet dorėheqja dhe reforma. Ēfarė kėrkojnė artistėt dhe pse nuk heqin dorė nga kontratat kolektive

Nga Alida Cenaj
Po tė mos kish ndodhur publikimi i mesazheve tė mbėrritura nė celularin e koreografit Arian Sukniqi, me siguri pushimi i tij nga puna do tė kishte kaluar si njė nga lajmet deri diku rutinė – gjithsesi jo tė pabujshme – tė dala nga Teatri i Operas dhe Baletit, nė kuadėr tė reformės sė paralajmėruar nė kėtė institucion. Por duket se Ilir Kernit po i del situata nga dora dhe kėsaj here nuk bėhet mė fjalė vetėm pėr pėrplasjen me trupėn e TKOB pėr nėnshkrimin e kontratave tė punės. Kerni po heq artistė nga puna dhe pėrtej shkresės zyrtare, fshihen presione pėr tė dhėnė dorėheqjen “me tė mirė”, njė tentativė e njohur kjo pėr tė shuar zhurmėn dhe shmangur pėrplasjet publike. Tė paktėn kėtė ka deklaruar Arian Sukniqi pasi ka refuzuar kėtė punėn e dorėheqjes dhe ka marrė nė dorė shkresėn zyrtare me tė cilėn ėshtė njoftuar se marrėdhėniet e tij tė punės me TKOB ndėrpriteshin aty. Urdhri i drejtorit Ilir Kerni, mban datėn 12 qershor dhe numėr protokolli 1308, por zbatimi zyrtarisht ėshtė bėrė tė martėn e kėsaj jave. Lajmi gjithashtu doli me vonesė sepse qysh prej ditės sė ndryshimit tė drejtorit, institucioni i Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit ėshtė bėrė i vėshtirė pėr tu shkelur nga pėrfaqėsues tė mediat. Janė ndaluar fotografėt, qoftė edhe nė shfaqjet premierė (madje edhe nė prova, pėrveēse kur caktohen orare edhe pėr kėto); drejtori nuk ka dhėnė kurrė intervista pėrveēse tė parės dhe tė fundit (kur mbėrriti nė Tiranė), mė shumė personale sesa si drejtor, nė televizionin Top Channel; konferencat pėr shtyp janė tė organizuara deri nė detaje, nė mėnyrė qė tė publikohen vetėm aq sa do institucioni, madje, sa pėr shembull, nė konferencėn e pak javėve tė shkuara, koreografi i mirėnjohur Angjelin Preljocaj ruhej mė shumė se njė president a kryeministėr. Njė fjalė mė shumė nga ē’u tha nė konferencė prej tij ishte gati-gati mision i pamundur. Ndaj dhe kėsaj radhe, pushimi i parė nga puna prej drejtorit Kerni, u mor vesh me vonesė dhe u bė me dije vetėm nga vetė protagonisti, i cili ka zbuluar se kjo ēėshtja e tij ėshtė shumė mė e thellė sesa vetėm njė shkresė e ndėrprerjes sė marrėdhėnieve tė punės, qoftė edhe me justifikimin, siē ka thėnė vetė Sukniqi (nė mungesė tė njė varianti tė drejtorit Kerni), pėr arsye disiplinore.

Pėrveē deklaratave tė vetė Sukniqit, mbi atė ēfarė i ndodhi atij, lajmet e tjera mbi reformėn nė TKOB mbeten vetėm nė formėn e thashethemeve, ose tė rrėfimeve nėpėr tryeza kafenesh. Fjala vjen, siē thuhet nga artistėt ende nė punė, edhe dy primabalerinėt Enada Hoxha dhe Gerd Vaso nuk i kanė punėt edhe aq mirė: Kerni i ka ulur nė stol dhe nuk i aktivizon mė si balerinė. Kjo, pavarėsisht se kur Kerni ishte ende nė Kroaci, ato bashkėpunime qė pati me Teatrin e Baletit, i realizoi pikėrisht me Enadėn dhe Gerdin.

Ndėrkaq, pėrveē largimeve nga puna, pėr tė cilat nuk dihet ende nėse do tė ketė apo jo tė tjera, gjithashtu tė martėn, bashkė me shkresėn e Sukniqit, nė korridoret e institucionit u vu njė njoftim nė lidhje me firmosjen e kontratave. Me gjithė kundėrshtimet dhe protestat kėto do tė jenė tė pashmangshme, pėrndryshe artistėt nuk do tė paguhen pėr muajin qershor.



Pėr t’u kthyer tek rasti Sukniqi: Baletmaestri ka treguar se nė datėn 7 janar, drejtori Ilir Kerni i ka kėrkuar largimin nga puna me anė tė njė sms ku shkruante: “Arian jep dorėheqjen nga puna sepse nė formatin klasik qė ka institucioni, ti nuk qėndron. Kjo tė mbetet mes nesh”. Sms ėshtė aty dhe koreografi nuk ia ka pėrtuar ta tregojė nė ēdo takim me gazetarė dhe ta bėjė publike. Por me sa duket ai ka rezistuar dhe vetėm tė martėn e kėsaj jave roja i institucionit i ka lėnė nė dorė njė zarf brenda tė cilit ishte urdhri i drejtorit, “pėr ndėrprejen e marrėdhėnieve tė punėve me z. Arjan Sukniqi me detyrė Balet Maestėr nė sektorin e Baletit pranė TKOBAP”. Dorėzimi i detyrės, sipas kėtij urdhri duhej tė kryhej brenda datės 16 qershor.

“Nuk e di arsyen pse ka ndodhur kjo”, ka thėnė Sukniqi. “Biseda e parė mes nesh ka qenė ose ti ose unė nė Teatrin e Operas dhe Baletit. Kur unė i thashė qė ik ti se mua mė gjete kėtu, Kerni mė kėrkoi qė nga balet maestėr unė tė bėja ushtrimet nė mėngjes pėr trupėn e baletit. Me pak fjalė unė nga krijues tė kthehesha nė njė pedagog nė njė trupė baleti, njė punė tė cilėn unė nuk e kam kryer asnjėherė, sepse ky nuk ėshtė formimi im profesional”.

Punė qė Arian Sukniqi nuk e pranoi pėr asnjė ditė. Ai ka treguar se ka filluar punė nė Teatrin e Operas dhe Baletit me konkurs, i shpallur i hapur pas largimit tė tė ndjerit, Agron Aliaj. “Mora pjesė nė konkurs dhe fitova vendin e punės”. Mė tej koreografi ka treguar se nė fillim tė kėtij viti kishte paraqitur pesė projekte pėr trupėn e baletit dhe trupėn e Ansamblit tė Valleve Popullore. Pėr trupėn e baletit, pėr herė tė parė do vihej Ali Pashė Tepelena, ndėrsa tjetri ishte njė verison i Don Kishotit dhe Gėtes, pa pėrmendur edhe dy projekte me Ansamblin e Valleve Popullore. “Asnjėra nuk u miratua, ka thėnė Sukniqi. “Drejtori as i kishte lexuar. Qė kur kanė ardhur nė krye tė institucionit si Ilir Kėrni dhe udhėheqja artistike Abdigel Voshtina, vėnė nė skenė projektet e tyre”.

Sa mund tė qėndrojė kjo akuzė nė njė kohė kur TKOB ka edhe njė bord artistik, i cili sipas ligjit dhe arsyes pėr tė cilėn mblidhet, duhet tė miratojė ose tė hedhė poshtė ēdo projekt tė paraqiutr? “Bordi nuk mblidhet”, ka akuzuar Arian Sukniqi, varianti i tė cilit vėshtirė tė kundėrshtohet deri ditėn kur drejtoria e TKOB tė pohojė ose vėrtetojė tė kundėrtėn. “Nė bord ėshtė Inva Mula qė nuk jeton nė Shqipėri, Thoma Gaēi, Eno Peēi qė jeton nė Vjenė, Luan Bregasi etj. Asnjėri nuk e gjen kohėn pėr t’u mbledhur e jo mė pėr tė diskutuar ose pėr tė miratuar kalendarin. Ata janė thjesht pėr imazh. Gjithēka qė vihet nė skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit i lihet spontanitetit dhe preferencave tė drejtorit. Dhe qershia mbi tortė nė gjithė kėtė histori ėshtė fakti se tė gjithė punonjėsit nė Teatrin e Operas dhe Baletit janė me arsim tė lartė, vetėm drejtori ėshtė me arsim tė mesėm”.

Dhe ja ku vjen njė tjetėr ēėshtje pėr tė cilėn pėrflitet drejtori aktual i TKOB, Ilir Kerni. Me gjithė imazhin e njė artisti tė kompletuar dhe absolutisht tė suksesshėm, jo vetėm nė skenėn shqiptare, por edhe jashtė, qysh ditėn e emėrimit, zėra kundėr tij kanė thėnė tė njėjtėn gjė: Kernit i mungon arsimi i lartė, njė kriter qė me siguri duhet tė ketė qenė nė listėn e kėrkesave tė shpallura nga Ministria e Kulturės. Ėshtė thėnė mė shumė se njė herė, por pėr aq kohė sa Kerni as nuk e pranoi e as e hodhi poshtė kėtė, pikėpyetja mbi arsimin e tij, mbetet pa pėrgjigje. “Por, do ta pranoja kėtė nėse drejtori do tė kishte ndonjė kontribut nė fushėn e menaxhimit, por ai nuk ka as edhe njė kontribut tė tillė”, ka vazhduar Sukniqi. Unė nuk di qė Ilir Kėrni tė ketė ardhur njė herė pėr tė realizuar ndonjė projekt nė skenėn e Teatrit tė Operas. Ai thjesht ka ardhur tė intepretojė, ka marrė lekėt dhe ėshtė larguar”.



Kaq pėr Kernin, por nėse nuk do tė kishte ndodhur largimi i tij nga puna, a do ta kishte nėnshkruar Arian Sukniqi kontratėn e famshme pėr tė cilėt u bėnė muaj tashmė qė flitet?

Sipas konkluzioneve qė ka nxjerrė njė grup pune i ngritur nga Ministria e Kulturės, ėshtė vėnė re se nė TKOB kishte mungesė tė kontratave tė vlefshme tė punės; moszbatim tė ligjit mbi Artin dhe Kulturėn; arbitraritet nė kategorizimin profesional tė artistėve dhe moszbatim tė parashikimeve tė kontratės kolektive. Kjo linte fare mirė tė nėnkuptonte se kontratat ekzistuese nuk ishin nė pėrputhshmėri me legjislacionin. “Jo, ky pretendim ėshtė vetėm njė shashkė, ka sqaruar Sukniqi. “Nė njė institucion, ku kontrolli i shtetit vjen dy herė nė vit, nuk ėshtė e mundur tė ndodhė kjo. Nė kontrollin e fundit tė auditit janė marrė nė shqyrtim tė gjitha kontratat e punės dhe auditi nuk evidentoi asnjė shkelje. Mendoj se kanė dashur tė justifikojnė kontratat e reja qė propozojnė. Tė gjitha kontratat janė bėrė sipas legjislacionit nė fuqi. Pėr t’u mbrojtur pikėrisht nga kėto “lajthitje” tė drejtuesve rishtarė ne na shėrben si mbrojte kontrata kolektive, e cila nėnshkruhet nė Ministrinė e Kulturės, kurse kontratat individuale nėnshkruhet me Institucionin qė ėshtė Teatri i Operas dhe Baletit”.

Duket si lojė fjalėsh: kontrata kolektive, kontrata individuale! Njėra me ministrinė, tjetra me institucionin. Por artistėt qė i kundėrshtojnė nuk duken edhe aq tė paditur dhe madje i kanė marrė masat pėr t’u mbrojtur, sado qė vėshtirė t’u shėrbejė pėr gjė. Pėr kontratat kolektive Sukniqi ka sqaruar se trupa e artistėve ka marrė njė vendim gjykate dhe kjo kontratė kolektive ėshtė njė lloj statusi pėr artistėt. “Nė mungesė tė njė statusi pėr artistin u gjet si zgjidhje kontrata kolektive. Nėse do kishte njė status pėr artistin, nuk do lindte nevoja pėr kontratė kolektive. Kjo kontratė nė fakt ėshtė nė favor tė artistėve qė e kanė tė pamundur tė jenė 100% nė skenė. P.sh njė balerin del nė moshėn 60 vjeē nė pension. Si mendoni ju se njė balerin mundet tė kėrcejė nė skenė nė atė moshė. Atėherė ēfarė do tė bėhet ta nėse nuk ka njė status qė t’i mbrojė ose njė kontratė kolektive, siē e kemi zgjidhur ne me vendim gjykate?! Kontrata kolektive mban ato tė drejta qė nė fakt duhet t’i pėrcaktojė statusi i artistėt”. Por nga ana tjetėr pėr njėrin prej artistėve qė i ka dalė kundėr propozimit tė Ministrisė sė Kulturės, asnjė artist nuk i ėshtė trembur kontratave sezonale. Kundėrshtia e tyre ka qėndruar nė faktin se reforma nėnkuptonte zhvlerėsimin e kontratės ekzistuese. Thėnė ndryshe e gjithė ngatėrresa ėshtė tek ēėshtja e statusit qė kėrkojnė artistėt pėr ardhmėrinė e tyre. Gjė qė ende nuk duket tė jetė e sqaruar sado qė reforma nė institucionet e kulturės, siē ka paralajmėruar ministrja Kumbaro ėshtė e pashmangshme dhe do tė realizohet me ēdo kusht. Pjesė e saj, ndoshta ėshtė edhe pushimi nga puna i koreografit Arian Sukniqi, i cili, duke iu referuar sms-sė sė drejtorit Ilir Kerni, “nė formatin klasik qė ka institucioni, nuk qėndron”. Por murit nuk i bihet me kokė dhe Sukiqi ėshtė pushuar nga puna dhe kėtej e tutje do t’i duhet tė mendojė forma tė reja mbijetese me profesionin e tij. Sa pėr tė tjerat duhet tė presim dhe tė shohim, sepse TKOB vazhdon tė mbetet njė institucion i mbyllur.



Kontratėn ose s’ka rrogė

Gjithashtu tė martėn e kėsaj javė nė korridoret e TKOB ėshtė vėnė njė njoftim nė lidhje me firmosjen e kontratave, pėr tė cilat prej muajsh ka pėrplasje mes artistėve, drejtorisė dhe Ministrisė sė Kulturės. Nė tė, nuk pėrcaktohet data se deri kur duhen firmosur kontratat (2, 3, 4 dhe 5-vjeēare), ama thuhet se me firmosjen e tyre lidhet paga e muajit qershor. Pra nėse nuk ka firmė, nuk ka rrogė. “Nė zbatim tė urdhrit tė kryeministrit, 28 mars 2014, tė gjithė punonjėsit e TKOB dhe Ansamblit Popullor, tė drejtohen pranė zyrės sė personelit dhe juristes sė institucionit pėr tė firmosur kontratat e punės, pėr tė bėrė tė mundur hartimin nė kohė tė listėpagesės qė do tė pėrgatitet nga sektori i financės, pėr muajin qershor 2014”, thuhet nė njoftimin e korridoreve tė Teatrit tė Operas dhe Baletit. “Mosparaqitja pėr firmosjen e kėsaj kontrate, nėnkupton mungesė interesi pėr vazhdimėsinė e marrėdhėnies sė punės. Pėr ēdo paqartėsi drejtojuni personave tė lartpėrmendur. Drejtori i Pėrgjithshėm, Ilir Kerni”