www.revistaklan.com

Dritare
Burrat me mustaqe

Nėse kjo bėhet vetėm pėr status, vitin tjetėr Gatja do t’i mbajė mustaqet edhe mė tė gjata se sot, rrėnjėt e hashashit do jenė edhe mė tė shumta se sot. Lufta me Gaten dhe adoleshentėt me armė qė qėllojnė policinė realisht ėshtė mė e thjeshta e mundshme.

Nga Altin Kreka
Gate Mahmutaj nuk ka tė pėrbashkėt vetėm mustaqet me Pablo Eskobarin. Lazaratasi qė u vetėdeklarua ēoban i pėrvuajtur sapo pa se policėt e kishin seriozisht, dhe kolumbiani pėrgjegjės pėr vrasjen e qindra bashkėkombėsve tė tij kanė tė pėrbashkėt edhe fatin e keq tė njė jete kriminale. Me shumė para qė s’mundet as t’i gėzojnė dhe me frikėn e pasigurisė sė jetės, njėri ėshtė nė pranga dhe tjetri ėshtė tretur. Tė dy kėta burra me mustaqe, aq shumė popullore kėto ditė nė Shqipėri pėrfituan nga politika. Pablo i pari, e pėrdori mirė politikėn dhe lazaratasi ēobano-trafikant qė lutej gjithė frikė tė dorėzohej, kushedi se sa e ka blerė amnistinė e tij vetėm njė muaj pasi u dėnua me 22 vite burgime. Por Gate Mahmutaj ėshtė ende duke parė me sytė e tij se sa jetėshkurtėr dhe e rrezikshme ėshtė qė tė ndjekėsh rrugėn e paligjshmėrisė, trafiqeve dhe jetės sė hashashit. Ai burrė aq i trembur pėr jetėn e tij dhe fatin e familjes sė tij, u bė simbol i njė fshati simbol pėr namin e keq qė i dha gjithė vendit.

Po pėrse na u krijua ky ishull kriminaliteti, paligjshmėrie? Plot 900 ton hashash nė vit prodhon ky fshat, 4.5 miliardė euro ku njė pjesė e madhe shkonin nė xhepat e kultivuesve dhe grosistėve nė kėtė fshat. Aq shumė para sa kushdo do mendonte se jeta e atij fshati do ndryshonte, por sėrish Gatja thotė se ėshtė njė ēoban qė pėr njė viē e zu nata jashtė pėr ditė me rradhė. Ata banorė tė Lazaratit qė prej njė jave po struken tė trembur, janė viktima tė jetės sė tyre, viktima tė pėrdorimit politik apo edhe tė mjeljes veēanėrisht nga politika por edhe drejtuesit e policisė qė kanė kaluar historikisht nė atė vend.

Ēdo aksion i nisur nė kėtė fshat ka pėrfunduar me gjasme. Pas ēdo operacioni, kultivimi i drogės ėshtė shtuar pėr shkak se shumė prej banorėve ju ėshtė dashur tė paguajnė policėt, prokurorėt e gjykatėsit pėr tė shpėtuar fėmijėt nga burgu dhe problemet me ligjin. Disa ja mbathėn prej andej me gjithė paratė dhe kanė pėrdorur “skllevėr” pėr tė vazhduar biznesin, janė pikėrisht ata skllevėrit qė pėr ditė me rradhė me armė nė dorė luftonin e shpresonin se krismat e armėve tė tyre do trembnin shtetin dhe policinė siē kishte ndodhur pėrherė. Por 800 forcat qė rrethuan Lazaratin e bėnė tė qartė qė do qėndronin gjatė aty edhe duke fjetur nė shkėmbinj e lėndina deri sa tė djegin ēdo gjethe hashashi e tė kapin ēdo armė. Pėr “El Padronėt” e hashashit tė Tiranės sulmi ėshtė vetėm njė keqardhje qė njė burim parash po ndėrpritet. Ndėrsa kultivuesit, familjet e tyre dhe fėmijėt do vuajnė pasojat dramatike tė njė jete tė gabuar, fėmijėrie tė shkatėrruar nga arroganca, dhuna, klima e frikės dhe krismat e pėrnatshme. Adoleshencėn dhe rininė e shkatėrruar mes drogės, bixhozit dhe mungesės sė ēdo perspektive tjetėr, gra qė s’arrijnė kurrė t’u gėzohen thasėve me para qė burrat u sjellin nė shtėpi prej vitesh dhe tani qajnė tė tmerruara dhe mallkojnė ēdo gjė. A do t’i mbushė Gate Mahmutaj stallat vėrtet me lopė, dhe gropat nė tokė me speca e domate? Kjo nuk dihet, por pas arrestimit ai do dėnohet dhe njė ditė do dalė nga burgu, e mbase lazaratasit nuk do kenė mė aq shumė para t’i derdhin lumė nė kazino e dasma, por njė gjė do e kenė tė sigurt, nuk do jetojnė mė me frikėn se njė ditė do paguajnė sėrish.

Ky do ishte varianti mė i mirė nėse policia, ministria e Brendshme e qeveria do ta ēojė deri nė fund luftėn ndaj fenomenit Lazarat. Por nėse kjo bėhet vetėm pėr status dhe nėse ėshtė e pėrkohshme, vitin tjetėr Gatja do t’i mbajė mustaqet edhe mė tė gjata se sot, rrėnjėt e hashashit do jenė edhe mė tė shumta se sot. Lufta me Gaten dhe adoleshentėt me armė qė qėllojnė policinė realisht ėshtė mė e thjeshta e mundshme. Ata nuk do durojnė dot as njė javė me armė nė dorė dhe pa veset e tyre. Ata do vijojnė tė dorėzohen tė gjithė. Lufta mė e vėshtirė ėshtė me institucionet dhe psikologjinė qė e krijoi Lazaratin. “Lazaratėsit” e vėrtetė janė gjithė ata ish drejtorė policie nė Gjirokastėr qė paguanin tė shkonin nė kėtė post pėr paratė e shumta, pėr ata prokurorė dhe gjykatės qė po shijojnė paratė qė ju zhvatėn lazove qė binin nė pranga. Ata ish ministra apo deputetė qė nė Lazarat gjenin ndihmėn, mbėshtetjen dhe e pėrdornin kėtė fshat pėr vota dhe pėrfitime. Se kush janė ata, dihet shumė mirė, Lazarati ėshtė fshati me bujqėsinė mė tė zhvilluar prej vitesh nė njė kulturė tė vetme dhe kėtė nuk e arriti me asnjė nga programet qeveritare tė ish ministrit Ruli pėr nxitjen e bujqėsisė. Tė gjithė e kanė vėnė njė tullė nė ngritjen e kalasė sė paligjshmėrisė nė Lazarat duke e marrė nė qafė atė vend. Ajo qė tė vjen keq ėshtė qė shumica e popullit atje mendojnė se tė tjerėt po u bien nė qafė dhe se e kanė tė drejtėn tė marrin edhe armėt kundėr shtetit. Ata jetojnė me njė lloj banditizmi tė pėrzjerė me pak nacionalizėm dhe kulturė tė ulėt qytetare tė cilėn kanė pėr ta vuajtur me breza. Por Lazarati ėshtė beteja mė e lehtė pėr policinė, beteja mė e vėshtirė ėshtė me “lazaratėsit” qė ngjarjet i shohin nė TV me njė gotė nė dorė.