www.revistaklan.com

Flash Java
Dorėzohet Holanda

Holanda, njė nga vendet e Bashkimit Europian qė nė dhjetor tė vitit tė kaluar, u bė shkaktarja pėr mos dhėnien e statusit tė vendit kandidat pėr Shqipėrinė, ndryshon qėndrim. Gjashtė muaj mjaftuan qė ky shtet tė mos bėjė mė rezistencė pėr tė penguar dhėnien e statusit. Parlamenti holandez vendosi tė pranojė vendimin e qeverisė pėr t’i thėnė po statusit, duke votuar nė shumicė pro Shqipėrisė. Njė “Po” qė vjen nė kulmin e pėrleshjeve dhe operacionin e policisė tė nisur pėr tė vėnė nė fre trafikun e drogės nė fshatin e njohur Lazarat. Menjėherė pas kėtij vendimi, kryeministri, Edi Rama, vlerėsoi votėn e shtetit mė problematik dhe skeptik ndaj Shqipėrisė. “Ėshtė njė moment i rėndėsishėm qė meriton njė vėmendje tė veēantė dhe njė duartrokitje tė veēantė pasi Parlamenti holandez i ka dhėnė mandatin Ministrit tė Jashtėm dhe kryeministrit, qė t’i thonė po statusit pėr Shqipėrinė”, - u shpreh Rama. Sipas kreut tė qeverisė, njė vendim i tillė erdhi si rezultat i punės sė qeverisė sė dalė pas 23 Qershorit.