www.revistaklan.com

Flash Java
BE kėrkon dialog

Nė kulmin e diskutimeve pėr formimin e qeverisė sė re nė Kosovė dhe formimit tė aleancave pėr krijimin e saj, Bashkimi Europian, pasi vlerėsoi zhvillimin e zgjedhjeve tė lira, kėrkon qė kabineti i ri, cilido qoftė ai, tė vijojė dialogun me Serbinė. Zyra e baroneshės Catherine Ashton, bėri tė qartė sė fundmi se kushdo qė e formon qeverinė e re, BE-ja pret qė ata tė vazhdojnė dialogun me Serbinė dhe njėherėsh tė implementojnė marrėveshjet e arritura deri mė tani. “Unė vetėm mund tė them se presim nga Qeveria e re e Kosovės tė vazhdojė dialogun dhe implementimin e Marrėveshjes sė 19 prill 2013”, u shpreh pėr “Zėri”, zėdhėnėsja e Ashton, Maja Kocijanēic. Sipas saj, situata e krijuar nė Kosovė ka vėnė nė dilemė se si do tė procedohet tutje nė dialogun e Brukselit. Blloku opozitar LDK-AAK dhe NISMA, mund tė kenė votat e Lėvizjes Vetėvendosje pėr tė formuar Qeverinė, por me disa kushte. E njė prej kushteve tė Vetėvendosjes ėshtė edhe pezullimi i dialogut.