www.revistaklan.com

Opinion
Xhihadistėt e Tigrit dhe Eufratit

Ilir KULLA
Kur tre vjet mė parė filloi Revolucioni Arab pranveror, askush nuk mund tė mendonte se ky revolucion tre vite mė vonė do tė mbėrrinte nė Irakun e ēliruar nga Perėndimi, po nė anė tė kundėrt kėtė radhė. Xhihadistėt e Shtetit pėr Sirinė dhe Irakun e patėn gjenezėn nė operacionin me mbėshtetje perėndimore pėr rrėzimin e liderit sirian Bashar el Asad. Me lider shpirtėror Osama Bin Laden, kjo ėshtė Al Kaeda e Parė qė hap luftė frontale, e cila deri tani ka qenė nė sekret dhe me celula tė fshehura nga njėra-tjetra. Por meqė lufta e tyre kundėr ushtrisė siriane u dėshmua njė disfatė ushtarake, muxhahedinėt xhihadistė tė mbledhur nga gjithė bota u sulėn nė anėn tjetėr tė kufirit, nė Irakun e ndarė nė tre territore. Kurdistan, nga Mosuli i cili qe i pari qė ra nė duart e xhihadistėve e me radhė tė tjerat, tė cilat kryesisht janė me shumicė sunite. Duke shfrytėzuar dobėsinė e qeverisė irakene e cila ėshtė vetėm me pėrbėrje Shiite, dhe dhjetė vitet e luftės sektare, xhihadistėt e Al Kaedės, nė njė javė arritėn atė qė koalicioni perėndimor amerikan nuk mbėrriti nė 5 ditė nė 2003. Kėrcėnimi ėshtė qė nė duart e xhihadistėve kaedistė sunitė tė bien qytetet e shenjta Shiite, Qerbelaja dhe Qomi. Pėrballė kėtijj rreziku ėshtė ngritur njė koalicion iraniano-shiit bashkė me amerikanėt, me parimin “armiku i armikut tim ėshtė miku im”. Ndėrkohė ēmimi i naftės ėshtė ngritur me 15 dollarė pėr fuēi nė tregun ndėrkombėtar dhe atė qė mesa duket perėndimi nuk e ka mbėrritur me Iranin pėr 30 vjet, qaedistėt pėrtej Tigrit dhe Eufratit, po e mbėrrijnė nė pak ditė: Pėrfshirjen nė njė luftė frontale.