www.revistaklan.com

Opinion
Ai qė shan dhe ai qė vret

Nėse kryeministri qė vret, bėn tė indinjuarin me kryeministrin “qė shan” dhe i sugjeron policisė tė shtijė nė mish mbi njė fshat qė ai vetė e mėkoi nė kryeqytetin europian tė hashashit; nėse ai pra, nuk frenohet nga partia e vet, atėherė ai ka pėr ta diskretituar PD-nė deri nė fund

Nga Alqi Koēiko
Kishte njė shans tė dytė, qė rrallėkujt i jepet nė jetė. Sali Berisha mori pushtetin pėr herė tė dytė, pas mijėra tė vrarėve tė 1997-ės, njė vendi tė shkatėrruar dhe miliarda lekėve tė vjedhura, kreu njė mandat tė parė qeverisės me njė tendencė tė shfaqur qartė pėr tė pastruar emrin e vet dhe rehabilituar rekordin pėrballė historisė, dhe e mbylli me njė mandat tė dytė ku pushteti degjeneroi rėndshėm. Nė tė gjitha drejtimet. Mirėpo dorėheqja nga kreu i partisė qė drejtonte prej njėzet e tre vitesh dhe caktimi, qoftė dhe formalisht, i njė pasardhėsi, krijoi pėrshtypjen e mbylljes sė njė cikli politik qė gjithsesi, nuk mund tė barazohej mė thjesht me kujtimin e vitit 1997. Rezultoi se ishte, siē e quajtėm atėherė, njė gjysmė-tėrheqje dhe mesa duket Berisha nuk ka ndėrmend tė mbyllė asgjė. Aq mė tepėr tani qė qeveria e koalicionit tė majtė ndėrmori aksionin qė do tė pėrbėnte provėn e zjarrit pėr ēdo kabinet qeverisės nė 15 vitet e fundit: Heqjen e Lazaratit nga harta e drogės.

Nė kėtė pikė, 69 vjeēari pėrfundimisht “shkau”. Pikėrisht qeveria qė ai vetė e pagėzoi si “barone e drogės” ende pa nisur punė, ai kabinet qė deri dje dukej sikur i rrotulloheshin fjalėt nė gojė dhe mekej kur binte fjala pėr Lazaratin, kishte pėrgatitur operacionin qė sot po pėrgėzohet anembanė vendit. Tani edhe banorėt “mė aktivė” tė fshatit bastion tė PD-sė e kanė kuptuar qė politika e cila i ka mbrojtur deri mė sot, nuk i ndihmon dot mė. Dhe Berisha gjen momentin ideal, tė indinjohet nė parlament sepse kryeministri paska sharė me fjalė turpe njė ish mik tė medias nė njė restorant, e s’u ka lėnė gjė pa thėnė edhe dy femrave qė ndodheshin aty. Sepse Berishėn nuk e ndal asgjė “para sė vėrtetės”.

Qė incidenti me Adi Krastėn ka ndodhur, fare mirė mund tė jetė e vėrtetė, e po ashtu qė njeriu Edi Rama mund tė jetė nxehur e ka sharė. Por kjo do ishte njė e vėrtetė qė u hyn nė sy disa personave, tė pranishmėve dhe protagonistėve. E vėrteta e madhe ėshtė qė Sali Berisha nuk po e pėrballon dot faktin qė Lazarati “i tij” nuk ėshtė mė, dhe qė kėtej e tutje, nėse ministri i Brendshėm dhe kryeministri i tij e mbajėn fjalėn, do tė jetė njė fshat i tė gjithėve, njė fshat i banorėve tė vet dhe njėsoj si tė ngjashmit e vet. Dhe pėrfundimisht nuk di mė ēfarė tė thotė e ēfarė tė bėjė. Por mė e trishtueshme nuk ėshtė kjo, por njė parti qė i vjen akoma pas avazit dhe ndonjė ish ministėr defiēent qė nuk rresht sė surprizuari publikun me asetin mė tė bollshėm tė vetin.

Nė qoftė se kjo qė po ndodh nė Lazarat, e qė ndodhi mė herėt me fshatrat e Kurveleshit, ėshtė show politik e mediatik, atėherė kėshtu qofshin tė gjitha shfaqjet qeveritare. Kryesorja ėshtė qė jemi pėrballė njė realiteti pėr tė cilin kjo qeveri meriton pėrgėzimet e tė gjithėve. Nesėr, nėse bėn gafa, nėse vjedh, nėse dhunon apo dyshohet pėr pėrfshirje nė trafiqe e nė “zotėrim tė tregut tė drogės”, siē akuzon Berisha, kėtu jemi pėr t’i thėnė e shkruar.

Ish kryetari i PD-sė kishte dhe njė merak tjetėr, terrorizimin e banorėve civilė tė fshatit nga tė shtėnat nė ajėr tė policisė. Po, tė policisė dhe jo tė trafikantėve dhe njerėzve qė ata kanė armatosur. Berisha kėrkoi qė policėt tė shtijnė nė mish dhe jo nė ajėr, tė vrasin dhe jo tė dekurajojnė ora-orės kriminelėt. Ky njeri ende kėrkon gjakderdhje, qoftė dhe tė shkelėsve tė ligjit, dhe kjo jo si zgjidhje e fundit, por si veprim i parė. Nė mish dha urdhėr pėr tė shtėnė ai, edhe kundėr katėr viktimave krejt paqėsore dhe inaktive nė protestėn e 21 janarit, njėri me duar nė xhepa, tjetri kureshtar pėr sė largu, i treti dhjetra metra tej dhe me kurriz nga kryeministria, dhe i katėrti nė trotuarin pėrballė. A thua e qetėson pamja e gjakut?

Partia Demokratike sot ka nevojė urgjente ta izolojė, a ta injorojė, apo ta “ēaktivizojė” kėtė personazh qė duket se ka vendosur t’ja bjerrė pikėt dhe mbėshtetėsit deri nė fund, mjaft qė ai ta ketė partinė nėn hyqėm. Mė saktė, kėtė nevojė e ka shoqėria shqiptare, sepse me njė opozitė tė kėtij lloji humbasim tė gjithė. Nėse kryeministri qė vret, bėn tė indinjuarin me kryeministrin “qė shan” dhe i sugjeron policisė tė shtijė nė mish mbi njė fshat qė ai vetė e mėkoi, e ushqeu dhe e la tė shndėrrohej nė kryeqytetin europian tė hashashit; nėse ai pra, nuk frenohet nga partia e vet, atėherė ai ka pėr ta diskretituar PD-nė deri nė fund. Deri aty sa as Lazarati nuk ka pėr ta votuar.